Per cdo person , prona eshte dicka shume me vlere dhe tregtimi i saj behet nganjehere edhe stresues dhe i lodhshem. Prandaj zyrat imobiliare vijne ne ndihme per tregtimin dhe marketimin e shitjes dhe dhenies me qira te pronave, per te lehtesuar kete proces.

Por duke qene se ka shume zyra te tilla behet e veshtire dhe perzgjedhja e zyres se duhur , me poshte do gjeni disa karakteristika qe ju ndihmojne  te perzgjidhni sa me mire dhe sa me shpejt agjencine imobiliare qe ben per ju:

  • Komunikimi: Pika e pare qe duhet te nis  perzgjedhja eshte komunikimi i duhur . Qe me komunikimin e pare ju do jeni ne gjendje te percaktoni nese ju pershtatet kjo agjenci qe ti besoni pronen apo jo, per vet faktin se i gjithe ky process eshte i bazuar ne komunikim.
  • Serioziteti : Duke e kaluar hapin e pare te komunikimit me pas do vleresoni seriozitetin, sa serioz jane. Fakti qe nje zyre e caktuar deshiron te bej te gjitha procedurat te rregullta, me prezantim agjenti nga afer  , me kontrate bashkepunimi, me mbledhje dokumentash, me proces fotografimi do thote qe jane serioz dhe duan te ecin sipas rregullave
  • Historiku : Historiku i zyres ndihmon ate te tregoje eksperiencen dhe arritjet , pavaresisht se nuk eshte nje indikator ne perzgjedhje ,por  eshte nje faktor pozitiv sidomos kur merret nje pershtypje, reference nga nje klient i meparshem i asaj agjencie.
  • Komisioni : Agjencite imobiliare operojne pergjithesisht me te njejtat komisione si ne shitje dhe qiradhenie , komisione qe agjencite serioze nuk i negociojne pasi jane per te gjithe njelloj dhe nese dikush do negocionte nje komision do ishte e padrejte per klientet e tjere. Ka dhe zyra te tjera imobiliare qe operojne me komisione poshte tregut te pergjithshem , por keshilla jone ne kete rast eshte mos perzgjidhni nga komisioni por nga vleresimi qe i jepni agjencise.
  • Zgjidhni nje agjenci qe ju ndihmon , agjencia imobiliare nuk duhet te jete vetem per shitjen ose dhenien me qira te prones por dhe per keshillimin e proceseve te ndryshme dhe ndihmesen ne ne to, keshillimin e rivleresimit , ndihmesen per procedura te ndryshme ne lidhje me zyren e kadastres, keshillimin ne lidhje me taksat e ndryshme , keshillimin ne lidhje me pronen , me cmimin etj
  • Shikoni se si i reklamojne pronat , beni nje kerkim te shkurter per agjencine qe do perzgjidhni. Faqja e webit eshte bere shume e rendesishme tashme per nje reklamim sa me te mire, shikoni nese ju pelqen menyra se si i reklamojne ata pronat. Shikoni si renditet ne google per kerkime te ndryshme . Jo agjenci qe reklamojne pronat ne cdo faqe njoftimi falas.
  • Besimi: Zgjidhni nje agjenci qe ju jep besim , ju jep besim qe do jete ne dispozicionin tuaj ne lidhje me cdo detaj te ketij procesi , ju jep besim se do do i permbahet kerkesave qe parashtroni, ju jep besim qe do jete korrekt dhe i ndershem deri ne fund te marredhenies.

Keto jane vetem disa nga pikat qe mund te vleresoni per te perzgjedhur zyren e duhur per te besuar pronen tuaj!

Posted by Staff RealEstate.Al