Personat qe duan te leshojne me qira per banim pronen e tyre per here te pare duhet te kene parasysh disa gjera perpara ketij veprimi. Do jete shume e lehte nese keta persona do i drejtohen agjencise per t’i ndihmuar ne hapat qe do ndermarrin per te reklamuar shtepine e tyre dhe qe te kene si qiramarres personat qe do deshironin

– Hapi i pare eshte percaktimi i nje cmimi qe shkon me tregun dhe me kushtet e shtepise suaj. Fare e lehte per t’u percaktuar nga agjenti por per ju do jete pak me e veshtire. Atehere agjenti perkrah jush do ju tregoj variante te ndryshme qe jane ne po ate zone dhe me kushte te ngjashme me tuajen dhe mendimin e tij profesional. Keshtu ju do krijoni nje ide te qarte mbi tregun dhe sa do jete cmimi i qirase qe ju do percaktoni. 

-Hapi i dyte do jete percaktimi ne mendjen tuaj fillimisht se kujt deshironi t’i jepni me qira shtepine tuaj. Nese shtepia eshte e vogel 1+1 dhe me kushte te tilla qe mund te jetoje nje person ose dy , apo nese eshte me e madhe do donit patjeter nje familje qe te mund te jetoje ne te. Nese ka mobilimin e duhur per student apo familjar, per biznesmen qe jetojne vetem etj

-Hapi i trete jane fotot dhe reklamimi sa me i mire.Ndihmojeni agjentit te bej foto sa me te bukura dhe te pastra te ambienteve qe ju dispononi, ne kete menyre reklamimi do jete maksimal dhe mundesite do jene me te medhaja per t’u dhene me shpejt.

-Hapi i katert eshte si te beni shtepine me atraktive per tu dhene me qira. Pasi jane percaktuar te gjitha hapat se sa mund te jete qiraja per pronen ne fjale atehere kemi edhe pjesen e kujdesjes se vazhdueshme te saj, duke i shtuar detaje te vogla por qe mund te bejne diferencen si dekore, piktura apo lule. E rendesishme eshte edhe paraqitja sa me e mire ne prezantime, e paster dhe me arome te mire qe personat qe mund te jene te interesuar te ndjehen mire qe ne momentin e pare. 

– Hapi i peste kontrolloni cdo pajisje dhe mobilje perpara dhenies me qira te prones, sigurohuni qe keto jane ne rregull , sigurohuni dhe per detajet e vogla qe te jene funksionale dhe pa difekte , ne menyre qe jetegjatesia e kontrates se qirase te jete sa me e madhe.

Posted by Staf RealEstate.Al