Nje diskutim i hasur shpesh ne jeten e perditshme te shume personave ” te marre me qera nje shtepi per te banuar apo te blej nje te tille”. Ky diskutim lind vecanerisht kur prona predispozohet te blihet me kredi bankare. Te listojme anet negative dhe pozitive te dy paleve:


Te marresh me qera!

  • Te marresh me qera ke mundesi te zgjedhesh nje zone qe te pelqen.
  • Nuk preokupohesh per difektet qe mund te vijne nga amortizimet duke qene se eshte pjese e qeradhenesit.
  • Nuk je i lidhur me pronen dhe mund ta nderrosh ne cdo moment per ta zevendesuar me nje me te lire apo me te shtrenjte sipas nevojave.
  • Nuk do jesh asnjehere entuziast per ndryshime thelbesore apo investime brenda prones.
  • Mbas disa viteve qeramarrje do duket sikur ato pagesa kane shkuar kot dhe ne fund te fundit nuk do kesh dicka tenden

Te blesh!

  • Te blesh duhet te kalosh fazat e kredi marrjes, dhe per vite me rralle do jesh “i ngujuar” te shlyesh kredine. Kjo ka efekte negative duke qene se me kredi vlera e blerjes se kesaj prone do jete me e madhe.
  • -Te blesh jo gjithmone mund te zgjedhesh zonen duke qene se ne blerje funksionon ne menyre strikte cmimet ne baze zone.
  • -Ne blerje duhet te kesh patjeter 30% te vleres qe te aprovohet kredia.
  • Ne nje apartament tendin do ndjehesh gjithmone ne shtepi dhe do duash qe cdo punim te behet me kujdes.
  • -Cdo muaj nga nje copez shtepi behet e jotja dhe ne fund do keni nje shtepi tuajen.

Shembull:


Marrim nje shtepi me nje vlere te perafert 50.000 euro dhe vlere qeraje 255 euro/muaj.
Per te blere apartamentin me kredi duhet 30% te vleres te disponohet nga bleresi, pra 15.000 Euro. Vlera e kredise ngelet 35.000. E llogaritur qe kesti te jete i perafert me vleren e qerase per nje lehtesi ne veprime kemi : 35.000 Euro, per 17 vite, kesti 255 euro, interesi 5%. Dhe ne fund 12×255=3060×17=52020 Euro. Pra mbas 17 vitesh i bie te paguash 17’020 Euro me shume interesa bankare dhe ne total vlera e shtepise do kete arritur vleren 67’020 Euro. Ktu nuk perfshihen shpenzimet e sigurimit te jetes dhe prones dhe komisionet bankare.
Nderkohe per kete vlere kohore do llogarisim qerane qe eshte me po te njejten vlere te kestit te kredise 12×255=3060×17=52020 Euro.
Ne qofte se tek blerja 17’020 Euro i merr banka dhe ju nderkohe do keni shtepine tuaj, ne rastin e qerase vleren 52’020 Euro e merr te gjithen pronari.

Perfundim.
Sido qe te jete te dy variantet jane ne nje lufte te perjetshme njerin me tjetrin. Qeramarrja shikohet gjeresisht si “me shume liri” . Nuk ke detyrime kundrejt bankave , mund te ndryshosh kur te duash , ske asnje shqetesim per amortizimin e baneses dhe nuk te duhet nje shume e madhe per ta filluar.
Blerja nga ana tjeter eshte nje premtim afatgjate qe kerkon perkushtim dhe vendosmeri. Cdo kosto e baneses eshte direkt ne xhepin e bleresit , do investime te vazhdueshme per te shmangur amortizim apo vazhdimesi por ne fund te fundit e ben per veten tende.
Ju do ishit ne mendje te jetonit per 17 vite ne te njejten banese ?!

Posted by Staf RealEstate.Al