Kėrko Gjithēka tani

Jepni nje adrese email-i:

Shperndarja FeedBurner-Google

 Abonohu/Subscribe

Rreth Shqiperise

Shqipėria shtrihet nė Evropėn Juglindore, nė Perėndim tė Gadishullit Ballkanik, nė koordinatat gjeografike: 39 16' gjatėsi dhe 42 39' gjerėsi. Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 28.748 km2. Gjatėsia e vijės kufitare tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė 1094 km; nga tė cilat: 657 km vijė kufitare tokėsore , 316 km vijė bregdetare, 48 km vijė ndarėse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve. Republika e Shqipėrisė kufizohet nė veri nga Mal i Zi, nė veri-lindje nga Kosova, nė lindje me Maqedoninė, dhe nė jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinė.
Nė perėndim, Shqipėria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Lartėsia mesatare ėshtė 708 m, dmth. dy herė mė e madhe se ajo e Evropės. Shqipėria pėrfshihet nė zonėn sub-tropikale me lagėshtirė tė Hemisferės Veriore, dhe nė zonėn me klime mesdhetare. Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janė disa nga mineralet nėntokėsore mė tė rėndėsishme qė gjenden nė Shqipėri.

Klima


Nė zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimėr i butė dhe i lagėsht, verė e nxehtė dhe e thatė.

Nė zonat malore: mesatare Kontinentale, dimėr i ftohtė dhe i ashpėr, verė e lagėsht.

Relievi


Fushor (nė Shqipėrinė Perėndimore), Pllajor (nė Shqipėrinė Lindore).

Malor (nė Shqipėrinė Veriore dhe Qendrore); Maja mė e lartė: Mali i Korabit (2,753 m).

Vija Bregdetare


362 kilometra.


Popullsia


3,364,571 (Qershor 1999), 95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% tė tjerė,

Shkalla e rritjes sė popullsisė: 1,05% (1999).

Kryeqyteti


Tirana (nga viti 1920).


Gjuha zyrtare


Shqipja.


Gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė indo-evropiane dhe pėrfaqėson njė degė tė veēantė nė familjen e gjuhėve indo-evropiane. Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dėshmuar ekzistencėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe qė nė shekullin e dytė tė erės sonė. Emri "Shqipėri" zėvendėsoi emrin e "vjetėr", "Arbėri" (ose Arbani) nė fund tė shekullit XVII, pėr shkak tė kushteve tė reja historike tė krijuara nė ketė periudhė. Ky emėr kishte pėr qėllim t’i jepte rėndėsi lidhjes ndėrmjet emrit tė vendit dhe gjuhės, e cila nė atė kohė quhej "Shqip". Dokumenti i parė i shkruar i gjuhės bashkėkohore shqipe i pėrket vitit 1462. Vepra e parė letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua mė 1555, dhe qė nga ajo kohė gjuha shqipe ėshtė zhvilluar nė dy dialekte kryesore, veēanėrisht gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare: "Gegėrisht", dmth. gjuha e folur nė Veri tė Shqipėrisė dhe "Toskėrisht", dmth. gjuha e folur nė Jug tė Shqipėrisė.


Alfabeti i gjuhės letrare shqipe ka 36 shkronja dhe pėrdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombėtar i Manastirit mė 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) pėrdoret gjithashtu dhe nė disa pjesė tė populluara nga shqiptarė si Kosovė, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.


Ngjarje tė rėndėsishme historike



Territori i Shqipėrisė ėshtė banuar qė nė lashtėsi. Gjurmė tė jetės janė gjetur nė Xarė, si dhe nė Shpellėn e Shėn Marinės nė Sarandė qė nga koha e Paleolitit tė mesėm dhe tė vonė (100 000 – 10 000 vjet mė parė). Shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Ilirėve. Fiset ilire shtriheshin nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, deri nė lumenjtė Sava dhe Danub nė Veri, Morava dhe Vardar nė Lindje (qė ėshtė dhe vija kufitare me Thrakėn) dhe vargmalet e Pindit nė Jug dhe Juglindje (nė kufi me greket dhe maqedonasit). Zhvillimi i shpejtė ekonomik, veēanėrisht ai i metalurgjisė sė bronzit dhe hekurit (nė shekujt XI-V para erės sonė) krijoi bazat e kulturės sė pėrbashkėt shpirtėrore dhe materiale tė fiseve ilire. Nė fund tė shekullit V p.e.s., ilirėt u futėn nė periudhėn e skllavopronarisė dhe themeluan pėrgjatė bregdetit qytete shumė tė njohura nė atė kohė, tė cilat ekzistojnė dhe sot, si Durrahium (Durrėsi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (nė vitin 168 p.e.s.) pati pasoja tė rėnda pėr ilirėt. Megjithatė, ata e pėrballuan me sukses politikėn asimiluese tė romanėve, kryesisht si rrjedhojė e standardeve tė larta tė zhvillimit dhe identitetit tė kristalizuar etnik.

Pas thyerjes sė romanėve nė vitin 395 tė erės sonė, Iliria mbeti nėn sundimin e Perandorisė Bizantine. Nė periudhėn pasuese, Iliria u pushtua nga fise tė ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj. Nė shekujt IV - VI, sllavėt pushtuan njė pjesė tė Ilirisė Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesė tė cilat mė vonė u asimiluan. Fundi i mijėvjeēarit tė parė shėnon kristalizimin e kombit shqiptar. Mė vonė, formacionet politike shqiptare tė shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri nė Kostur dhe Vlorė. Ndėrkohė, nė zona tė pjesės jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili nė vitet pasardhėse shėrbeu si sinonim pėr Arbėrinė (shumė shpesh, Heroi Kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit"). Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak nė Arbėri (Shqipėri), por kryengritjet e njė pas njėshme tė princėrve shqiptarė pėrgatitėn rezistencėn e madhėrishme tė popullit shqiptar, nėn udhėheqjen e Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skėnderbe. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu arriti tė krijonte njė shtet tė centralizuar (Arbėria) dhe flamuri i tij u bė flamuri kombėtar i Shqipėrisė. Shekulli XVIII shėnon lulėzimin e dy "Pashallėqeve" tė organizuara dhe shumė tė fuqishme: Pashallėku i Bushatllinjve (me qendrėn e tij nė Shkodėr dhe i qeverisur nga Karamahmut Pashė Bushatlliu); dhe Pashallėku i Janinės (me qendrėn e tij nė Janinė dhe i qeverisur nga Ali Pashė Tepelena). Lufta pėr pavarėsi dhe identitet kombėtar arriti kulmin e saj me Lėvizjen e Rilindjes Kombėtare, e cila filloi mė 1830. Mė 1878, kjo lėvizje u organizua mė mirė pas Lidhjes sė Prizrenit, e cila shėrbeu si udhėheqja e parė ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. Por, pėr fat tė keq, nė tė njėjtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila pėrfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia. Megjithatė, lėvizja shqiptare pėr liri u kurorėzua me Shpalljen e Pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912.
Gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria u shndėrrua nė njė betejė lufte pėr fuqitė ndėrluftuese dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria. Mė 1920, Kongresi i Lushnjės (njė qytet qė ndodhet 90 km nė jug tė Tiranės), shpalli Tiranėn si kryeqytet tė Shqipėrisė me konsensusin e pėrfaqėsuesve nga e gjithė Shqipėria. Mė 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipėrinė Republikė Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipėrisė. Por ai pati shumė pushtet, dhe Republika funksiononte mė tepėr si Republike Presidenciale. Mė 1 shtator 1928, Shqipėria u shpall Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipėrisė, duke marrė titullin mbretėror "Zogu I". Mė 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbretėrisė sė Zogut dhe ia ofroi kurorėn Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbretėri Kushtetuese nėn sundimin e Dinastisė sė Savojės. Mė 29 nėntor 1944, Shqipėria u ēlirua nga pushtuesit nazi-fashistė. Qė nga ajo kohė, nė Shqipėri sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili ndikoi nė izolimin e vendit. Mė 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipėrinė Republikė Popullore, si njė nga format e diktaturės sė proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysėm shekulli, deri mė 29 prill 1991, kur Parlamenti i parė pluralist shpalli Republikėn Parlamentare tė Shqipėrisė. class="titlefirst">Sistemi Politik


Republikė Parlamentare. Parlamenti shqiptar ėshtė parlament me njė dhome dhe 140 deputetė, te cilėt zgjidhen njė herė nė katėr vjet me zgjedhje tė pėrgjithshme.


Presidenti i Republikės


Z. Bamir Topi, i zgjedhur nga Kuvendi nė 20 korrik 2007 pėr njė periudhė pesė-vjeēare.


Kryetari i Kėshillit tė Ministrave



Z. Sali Berisha (Partia Demokratike).


Qeveria



Pėrbehet nga Koalicioni ndėrmjet PD, PR, PDR, PBDNJ dhe PA.


Kushtetuta


Kushtetuta e re e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė aprovuar me referendum popullor me 28 nėntor 1998.


Festa Kombėtare


28 nėntor (Dita e Flamurit).


Flamuri


Flamuri kombėtar i Republikės sė Shqipėrisė paraqitet me njė shqiponjė tė zezė me dy kokė dhe me krahė tė hapura, tė vendosur nė qendėr tė njė sfondi tė kuq.


Emblema


Emblema e Republikės sė Shqipėrisė paraqitet me njė shqiponje tė zezė, tė vendosur nė njė mburojė tė kuqe tė tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga njė shirit i zi. Nė pjesėn e sipėrme, me tė kuqe ėshtė shkruar Republika e Shqipėrisė.


Ekonomia


Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut nė tranzicion. Sektori privat zė pjesėn mė tė madhe te GDP-sė. Nė Strategjinė e Zhvillimit Ekonomik tė Shqipėrisė pėr vitet 2000-2003. Vlen tė pėrmenden reforma e pėrgjithshme strukturore sipas standardeve tė vendeve me ekonomi tregu tė fortė, privatizimi i sektorėve strategjikė, dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike me qėllim kryesor rritjen e investimeve nėpėrmjet zbatimit tė Programit Publik tė Investimeve dhe thithjen e Investimeve tė Drejtpėrdrejta tė Huaja. Bashkėpunimi i ngushtė me organizatat ndėrkombėtare si: Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, EBDR etj. pėrbejnė garanci pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe pėrfundimin e fazės sė tranzicionit. Ndėrkohe, implementimi i Paktit tė Stabilitetit pėrbėn njė nga angazhimet e Qeverisė pėr zhvillimin social-ekonomik tė vendit me qellim kryesor integrimin nė Strukturat Euro-Atlantike.


Pasuritė Natyrore



Pasuri nėntokėsore (Nafte, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur-nikel, xeherorė, mermer); Burime tė konsiderueshme hidrike; Zona tė konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit tė vendit). Burime tė pashfrytėzuara nė fushat e Turizmit Blu, tė Gjelbėr dhe tė Bardhė.


TURIZMI


Shqipėria dėshiron tė zhvillojė industrinė e turizmit, e cila siguron punėsim dhe pėrfitime ekonomike. Turizmi cilėsor ėshtė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Natyra dhe ekologjia e vendit do tė lejojė zhvillimin e mundshėm tė tė gjitha llojeve tė turizmit, veēanėrisht zhvillimin e turizmit tė mesėm, tė lartė dhe elitar.


ZONAT PRIORITARE TĖ TURIZMIT
. Ka dy zona kryesore pėr zhvillimin e turizmit: ZONA BREGDETARE, kryesisht zona midis Velipojės nė veri dhe Karavastasė nė qendėr dhe zona nga Gjiri i Vlorės dhe bregdeti jonian deri nė kufirin grek nė jug. ZONA E BRENDSHME, kryesisht zonat pranė liqeneve dhe lumenjve. Projektet nė kėto zona monitorohen nga Ministria e Turizmit dhe e Rregullimit tė Territorit. Sipas strategjisė sė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, parashikohet qė tė shtohen rreth 100 000 shtretėr deri nė vitin 2010.

Idetė pėr Investime

- Peshkimi dhe Gjuetia.
- Qendrat kulturore pėr festivale muzike dhe folklorike.
- Zonat turistike, hotelet, fshatrat turistike dhe qendrat e konferencave.
- Qendrat e kampingjeve nė zonat malore.
- Vizitat nė zonat arkeologjike.
- Mundėsitė pėr tė udhėtuar me anije dhe jahte.
- Qendra golfi dhe tenisi.
- Krijimi i zonave turistike malore dhe pranė liqeneve, veēanėrisht nė zonėn perėndimore dhe jugore tė vendit.

Gjatė viteve tė ardhshme do tė zhvillohet njė infrastrukturė e pėrshtatshme nė bashkėpunim me investitorėt.


Nė afėrsi tė Vlorės ndodhet njė nga zonat mė tė bukura nė Shqipėri. Bregdeti Llogara-Qeparo ka njė plazh tė pastėr, ujė tė pastėr si dhe male e pemė ullinjsh nė afėrsi tė tyre. Pas zhvillimit, nė kėtė zonė mund tė pushojnė 6 150 persona, pa pėrfshirė kėtu vizitorėt e ditės. Rreth 4 650 persona mund tė qėndrojnė nė komplekset e akomodimit dhe tė tjerėt nė hotele mė tė vogla. Komplekset e hoteleve nė Palasė do tė kenė 1 300 dhoma, ndėrsa nė Dhėrmi rreth 300 tė tilla. Nė zonėn e Jalės dhe Vunoit do tė ketė 210 dhoma, ndėrsa nė Himarė 350.



Nė zonėn e Qeparosė do tė ketė 320 dhoma, por menaxherėt planifikojnė njė kalim gradual tė turizmit sipas kėrkesave tė banorėve. Projekti do tė ketė edhe mundėsi tė tjera pėr turistėt krahas banjos sė diellit dhe notit nė plazh. Turistėt do tė kenė mundėsi tė vizitojnė fshatrat pėrreth, tė provojnė gatimet dhe pijet karakteristike nė restorante. Nė zonat si Palasa, Dhėrmiu, Ilias, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhėsi dhe Qeparoja do tė ketė mundėsi mė tė mira akomodimi. Nė procesin e ndėrtimit tė strukturave tė plota turistike pėrfshi kėtu edhe zhvillimin e qendrave tė golfit, tenisit, diskove, pishinave dhe kazinove parashikohet edhe rindėrtimi i portit tė Himarės me njė kosto minimale prej tė paktėn 1-2 milionė dollarėsh, ku do tė ankorohen anije tė mėdha. Alternativa tjetėr pėr tė shkuar nė Himarė do tė jetė nga ajri, nėpėrmjet ndėrtimit tė aeroporteve nė Sarandė, Vlorė apo Gjirokastėr. Zona ėshtė e pasur me ullinj, portokalle, mjaltė dhe burime natyrore. Nė tė njėjtėn kohė, natyra e mrekullueshme, flora dhe fauna krijojnė bazat pėr zhvillimin e turizmit nė veri tė Shqipėrisė. Thethi, Lura, liqenet, Alpet, veēanėrisht fshati Valbonė, nė rrethin e Tropojės, si dhe njė sėrė vendesh piktoreske janė shumė tėrheqėse pėr turistėt.


ZONAT MĖ TĖ RĖNDĖSISHME ARKEOLOGJIKE:


BUTRINTI
. Njė rrugė e ngushtė e kėndshme me pamje nga deti tė ēon drejt Butrintit pėrmes plantacioneve tė ullinjve dhe pemėve tė portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra nė jug tė Sarandės. Qyteti i lashtė i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndėrkombėtare, banohej nė kohėt e hershme nga ilirėt. Qyteti i lashtė i Butrintit preferohet tė vizitohet si qendėr arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndėrthuren me njėra-tjetra. Gėrmimet arkeologjike tregojnė se Butrinti ka qenė njė zonė e rėndėsishme e kaonėve ilirė, njė ndėr fiset mė tė mėdha tė Ilirisė. Sipas zbulimeve tė bėra nė kėtė zonė, ėshtė vėrtetuar se zona ishte populluar qė nė periudhėn paleolitike. Nė shekullin e gjashtė para Krishtit grekėt e Korfuzit u vendosėn nė kėtė zonė, krahas ilirėve dhe kolonia e re eci pėrpara si rezultat i tregtisė. Nė shekullin e pestė para Krishtit, Butrinti ishte njė qytet i fortifikuar. Nė shekullin e katėrt ra nėn sundimin e Epirit, ndėrsa nė vitit 167 para Krishtit ra nėn regjimin romak. Nė shekullin e dhjetė ai ishte selia e njė kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanėt nė shekullin e 11-tė dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri nė vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashė Tepelena. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės nė vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri nė vitin 1913. Disa gėrmime qė datojnė nė shekullin e parė dhe tė katėrt pas Krishtit mund tė vizitohen tashmė mes tė cilėve; amfiteatri i vjetėr, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit tė vjetėr, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.

APOLLONIA
. Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit tė Fierit. Apollonia u zbulua nė fillim tė shekullit tė shtatė para Krishtit nga kolonizatorėt grekė qė vinin nga Korinti. Por, gjurmėt e para tė pranisė sė tyre nė kėtė vend i pėrkasin vitit 588. Gjatė viteve tė para tė ekzistencės sė saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrėn si dhe luajti njė rol tė madh si ndėrmjetėse tregtare mes helenėve dhe ilirėve. Apollonia ishte nė atė kohė njė qytet i madh e i rėndėsishėm nė afėrsi tė lumit Aos (Vjosė). Me interes tė madh kėtu janė muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtėpia e mozaikėve, muzeu i Apollonisė, Kisha e Shėn Mėrisė. Fatkeqėsisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pėrvetėsuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qė kanė mbetur janė vendosur nė njė muze qė ndodhet nė njė manastir tė shekullit 13-tė. Nė kopshtin e manastirit ndodhet edhe njė kishė qė i pėrket shekullit te 14-tė. Tė huajve qė janė tė interesuar pėr kėrkime arkeologjike nė Shqipėri u duhet shumė mė tepėr kohė pėr tė eksploruar gjurmėt e hershme tė popullimit tė territoreve shqiptare, qė janė zbuluar nė Arė tė Sarandės dhe Gajtan tė Shkodrės, qė i pėrkasin periudhės se paleolitit, 100 000 vjet mė parė, ndėrsa nė periudhėn e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit pėrfshihen zbulimet nė Dunavec dhe Maliq tė Korēės. Zona tė tjera arkeologjike qė mund tė vizitohen nė Shqipėri janė: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

AMANTIA
. Emri i saj u pėrmend pėr herė tė parė nė shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet nė njė kodėr dhe ėshtė e fortifikuar me mure. Nė shekullin e 3-tė para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij tė para. Ka ende gjurmė tė tempullit tė Afėrditės, teatrit dhe stadiumit.

BYLIS
. Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe njė nga qytetet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire tė zhvilluara gjatė shekullit tė 4-t para Krishtit. Gjatė shekullit tė 3-tė para Krishtit u ndėrtua teatri, stadiumi etj. Nė shekullin e parė pas Krishtit u bė koloni romake, ndėrsa gjatė shekullit tė pestė dhe tė gjashtė u bė qendėr dioqeze, qė u vėrtetua nga zbulimi i gjashtė bazilikave dyshemetė e tė cilave kanė mozaikė me motive romake.

ANTIGONEA
ėshtė njė qytet i zbuluar nė shekullin e 3-tė para Krishtit.

ALBANOPOLI
. Ndodhet nė njė kodėr nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė Krujės. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanėt, qė jetuan aty nė shekullin e dytė dhe tė tretė pas Krishtit. Nga emri i kėtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipėri.

SELCA E POSHTME
. Rrėnoja tė qyteteve ilire tė shekullit tė 4-t dhe tė 3-tė. Nė fillim tė shekullit tė 3-tė para Krishtit, ajo u bė qendra e rajonit tė Ilirisė, Dasaretias.

LISI.
Njė qytet i themeluar nė shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatė shekullit tė 3-tė dhe tė 2-tė P.K e ndanin atė nė tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, tė cilat shtriheshin pėrgjatė lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janė tė ruajtura mjaft mirė.

Apartamente per SHITJE tek Iliria ne Plazhin e Durresit, ne vije te pare, pamje nga deti (DRS-1002)
Durres,Albania

Apartamente per SHITJE tek zona Iliria ne Plazhin e Durresit, me HIP...

Cmimi:1100 € per/M2

Property Details >

Apartamente per SHITJE tek Iliria ne Plazhin e Durresit | Pallat i ri | Ne vije te pare bregdeti (DRS-1003)
Durres,Albania

Apartamente per SHITJE tek zona Iliria ne Plazhin e Durresit, me HIP...

Cmimi:950€/m2

Property Details >

Apartament per SHITJE tek Iliria ne Plazhin e Durresit | me HIPOTEKE | vije e pare bregdeti (DRS-1004)
Durres,Albania

Apartamente per SHITJE tek zona Iliria ne Plazhin e Durresit, me HIP...

Cmimi:800€/m2

Property Details >

Per SHITJE, dyqan|garazh| oborr| tek zona Iliria ne Plazhin e Durresit (DRS-1005)
Durres,Albania

Per SHITJE, kemi nje dyqan 490m2 + garazh/magazine 660 m2 + oborr 20...

Cmimi:Store=1,500€/m2 | Garage+Yard=500,000€

Property Details >

Per SHITJE kemi 13 apartamente te madhesive te ndryshme ne Plazhin e Durresit, duke filluar nga 18,000€ ose 400€/m2 (DRS-1006)
Durres,Albania

Per SHITJE, kemi 13 apartamente te madhesive te ndryshme, me CMIME ...

Cmimi:18,000€ or 400€/m2

Property Details >