Vile 3-kateshe me qera prane qendres tregtare TEG ne Tirane
| ID | TRR-1019-2L |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 2500 |
| Sipërfaqe m2 | 270 m2 |
| Dhoma | 5 |
| Tualete | 4 |
| Ballkone | 3 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Lunder, Tirane |
Vile 3-kateshe me qera ne zonen e Lundres ne Tirane.
Vile moderne me qera pjese e nje rezidence vilash shume te njohur ne Tirane.
Ka siperfaqe totale trualli prej 344 m2 dhe siperfaqe ndertimi prej 270 m2 te ndare ne 3 kate si me poshte:
Kati pare organizohet ne ambient ndenje te pajisur me oxhak, kuzhine sebashku me ambientin e ngrenies, depo, tualet dhe korridor.
Nga pjesa sallonit dhe e kuzhines ka akses direkt me oborrin e viles.
Kati i dyte eshte i ndare ne 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Kati i trete eshte papafingo i organizuar ne 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Ngrohja dhe ftohja sigurohet nepermjet sistemit qendror chiller te pajisur ne sallon dhe kondicionereve neper dhomat e gjumit.
Vila ka nje organizim te mire dhe te gjitha dhomat jane te ndricuara me drite natyrale, kati dyte dhe i trete jane te shtruar me parket.
Oborri eshte i mbjelle me peme dhe lule te ndryshme dhe perpara viles keni hapesire per parkimin e dy ose tre makinave.
Rezidenca ofron kushte te mira jetese, siguri te larte, ajer te paster dhe administrim te mire per kompleksin.
Cmimi: 2500 Euro/muaj

