Vile luksoze 4 kateshe me qira tek Akacia Hills, Tirane

ID TRR-123-17R
Lloji prones Vile
Status Me Qira
Çmimi € 5.500
Sipërfaqe m2 696
Dhoma 5
Tualete 5
Ballkone 4
Parkim Po
Qyteti Tirane
Adresa Akacia Hills

Vile luksoze 4 kateshe me qira ne Mjull-Bathore, Komuna e Farkes ne Jug te qytetit te Tiranes.
Vila ka nje siperfaqe totale oborri prej 440 m2 dhe siperfaqe totale banimi prej 696 m² te ndare ne 4 kate te cilat organizohen si me poshte:
Kati perdhe ka garazh per 4 makina, holli, ambient per palestren me tualet te dedikuar i cili gjithashtu lidhet me pishinen ne oborr me ane te nje koridori te veçante, 1 ambient dedikuar lojrave (Gaming Room), 1 dhome fjetje per personelin e sherbimit, 1 tualet per katin, 1 dhome per lavanteri, 1 dhome teknike dhe 1 ambient magazinimi.
Kati i pare organizohet ne 1 sallon te madh kryesor, 1 ambient te vecuar per kuzhinen dhe gatimin, 1 sallon ndenje dytesor, 1 tualet per katin e pare, verande dhe ballkoni rreth katit.
Kati i dyte eshte kati i ambienteve te fjetjes ku kemi 1 dhome gjumi me tualet brenda dedikuar per te ftuarit, 2 dhoma gjumi  per femije njera teke per 1 krevat dhe njera dyshe per 2 krevate, 1 dhome gjumi matrimoniale me tualet dhe me ambientin e garderobes, gjithashtu ka dhe 1 taulet tjeter dedikuar katit te dyte dhe ballkoni rreth katit. 
Kati i trete dhe i fundit ka nje ambient papafingo open space qe mund te perdoret per qellime te ndryshme si pershembull studio me nje biblioteke, minibar dhe ambient ndenje. Ne kete kat ndodhet dhe veranda e madhe e cila ofron qetesi, privatesi dhe nje pamje te mrekullueshme.
Vila eshte e ndertuar sipas stilit neo klasik dhe e integruar shume mire me ambientin qe e rrethon. 
Ofrohet pjeserisht e mobiluar me paisje moderne dhe cilesore.
Vila ka sistem qendror kondicionimi per ngrohjen- ftohjen e viles, sistem i ujit te ngrohte me nje boiler qendror i cili ngrohet nga panelet diellore, sistem hidroizolues, sistem kapote 8cm, sistem vetratatve cilesor me xhama 3-plex, izolim te larte termik dhe akustik, sistem sigurie me kamera 24/7.

Cmimi: 5.500 Euro/Muaj


 

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën