Apartament 3+1 me qera ne rrugen Papa Gjon Pali II ne Tirane (TRR-717-14L)
ID | TRR-717-14L |
Lloji prones | Apartament |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 2300 Euro |
Kati | 15 |
Sipërfaqe m2 | 232 m2 |
Dhoma | 3 |
Tualete | 2 |
Ballkone | 2 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Papa Gjon Pali II |
Apartament 3+1 me qera tek Qendra ETC ne Tirane.
Ndodhet ne katin e 15-te ne nje pallat te ri, prane Ambasades Italiane.
Me nje siperfaqe prej 232 m2 organizohet ne sallon, kuzhine te vecuar, 2 dhoma gjumi njera prej te cilave matrimoniale me tualet te pajisur me kabine dushi me hidromasazh, garderobe me vete, dhome studio qe mund te kthehet lehtesisht ne dhome gjumi, dhome lavanteri, koridor, tualet dhe verande e madhe.
Ngrohja dhe ftohja sigurohen nepermjet sistemit qendror chiller te pajisur ne cdo dhome.
Banesa eshte e orientuar nga jugu dhe te gjitha dhomat jane te ndricuara me drite natyrale. Ballkoni ofron pamje nga Liqeni Artificial i Tiranes dhe nje pjese e verandes ofron pamje nga qendra e qytetit.
Zona perreth eshte e qete, e zhvilluar dhe shume e preferuar nga te huajt. Pozicionohet pak minuta larg zones se Bllokut dhe sheshit Nene Tereza.
Pallati ofron administrim, 2 ashensor dhe siguri me kamera e roje 24-ore. Ka akses ne rrugen e Elbasanit dhe Bulevardin Deshmoret e Kombit.
Mundesi parkimi me kosto ekstra.
Cmimi: 2300 Euro/muaj.