Apartament dupleks modern me qera prane Ambasades Italiane ne Tirane (TRR-515-27m)
ID | TRR-515-27m |
Lloji prones | Apartament |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 3000 Euro |
Kati | 0 |
Sipërfaqe m2 | 420 m2 |
Dhoma | 3 |
Tualete | 3 |
Ballkone | 4 |
Parkim | Jo |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Themistokli Germenji |
Apartament dupleks 3+1 me qera tek Radio Televizioni Shqiptar, ne rrugen Themistokli Germenji ne Tirane.
Ne nje nga zonat me te qeta e te preferuara te Tiranes, prane me Ambasaden Italiane, Ambasaden Amerikane, qendren Tiranes dhe te gjitha pikave kyce te kryeqytetit.
Apartamenti pozicionohet ne katin e 5-te te nje pallati te ri me ashensor me cilesi te larte ndertimi.
Me nje siperfaqe prej 420 m2 ofron : Sallon, kuzhine,3 dhoma gjumi, 3 tualete , 2 veranda dhe 2 ballkone.
Apartamenti eshte i organizuar ne forme dupleksi ne 2 kate.
Organizohet ne kte menyre :
- Kati pare : sallon spacioz dhe ne vazhdim zone ngrenje dhe kuzhine me dy dalje ne verande, zone ndenje e vecuar me dalje ne veranden tjeter ,dhe tualet.
- Kati poshte : shkalle druri qe te cojne ne 3dhoma gjumi dhe tualet.
Dhoma gjumit matrimoniale ka dalje ne ballkon me dhome garderobe te vecuar dhe tualet brenda.
Dhoma e dyte ka zone garderobe te vecuar ,ambjent studimi dhe dalje ne ballkon.
Dhoma e trete eshte e organizuar edhe me nje zone studimi.
Te gjitha rikonstruktimet ne ambjentin e brendshem jane bere te nje cilesie te larte dhe me nje stil modern e te rafinuar.
Ambjenti eshte i shtruar me pllaka e parket cilesor.
Kuzhina eshte e pajisur me elektroshtepiaket e markave me te mira ne treg.
Tualetet jane te kompletuara me hidrosanitare cilesore , me kabine dushi dhe vaske me hidromasazh.
Apartamenti eshte i ndricuar gjate gjithe dites me drite natyrale ne saje te vetratave te medha xhami ne gjithe ambjentin.
Ngrohja /ftohja me sistem qendror Chiller.
Ballkonet ne forme verande ofrojne nje ambjent shlodhes dhe me gjelberim.
Gjithashtu dhe nje pamje te mrekullueshme te qytetit.
Apartamenti ka orientimin Lindje-Perendim.
Ne kte zone ndodhen shume zyra e biznese te njohura dhe kane zgjedhur rezidencen e tyre shume punonjes diplomatike.
Ofron te gjitha kushtet per nje jete komode,duke ofruar privatesi dhe prane te gjitha faciliteteve.
Ofron parkim me garazhd ne katin poshte nderteses.
Cmimi 3000 euro/muaj