Ndertese 5 kateshe me qera ne zonen e Laprakes, ne Tirane

ID TRR-718-15E
Lloji prones Zyre
Status Me Qira
Çmimi € 7000
Kati 0
Sipërfaqe m2 1500
Shperndarja 7
Tualete 6
Ballkone 1
Parkim Po
Qyteti Tirane
Adresa Laprake

Godina ndodhet ne rrugen Gjergj Legisi ne Tirane dhe eshte pese kate plus dhe nje kat nentoke.

Objekti ku ben pjese prona perfaqeson nje godine me karakter sherbimi dhe banimi. Godina eshte nje ndertim relativisht  i ri me nje arktitekture moderne dhe bashkekohore. Totali i siperfaqes se ndertimit eshte rreth 1500 m2.

Kati perdhe perben nje hapesire te madhe solide dhe te pandare, perfshin edhe dy tualete. Kati i pare, kati i dyte dhe kati i trete kane strukture te ngjashme me katin perdhe. Kati i fundit eshte i pershtatshem per banim dhe ka nje dhome ngrenie, nje dhome ndenje te madhe, tre dhoma gjumi, secila me tualete perkatese dhe nje ballkon te madh. Ai eshte i mobiluar me stil modern. Kati nentoke perfshin gjithashtu nje hapesire solide dhe te pandare si edhe ka nje tualet.

Prona eshte e sistemuar, ka sheshe te sistemuara, ka akses ne hyrje dalje ne dy menyra, nga pamja ballore e nderteses dhe hyrja qe ndodhet nga pas nderteses. Portat e jashtme jane me kangjella metalike dhe nga pas ndodhet gjithashtu nje porte me kangjella hekuri per te beret e mundur aksesin e automjeteve. Godina eshte e veshur me xhama te nje cilesie shume te mire ne pjesen ballore si edhe ka dyer dhe dritare po aq cilesore. Prona ka nje ndricim te mire dhe ajrosje te mire nepermjet dritareve te medha. Nga kati ne kat kalohet nepermjet shkalleve.

Sheshi i prones eshte i rregullt dhe i sistemuar, i shtruar me pllaka dhe i zbukuruar me bar e peme dekorative. Ne anen pas dhe anash nderteses sheshi eshte i shtuar me beton e pllaka dhe perdoret per funksion parkimi, ku mund te parkohen rreth 25 makina. Ne funksion te prones jane edhe kater njesi te cilat sherbejne si garazhe por mund te kene edhe funskione te tjera ne varesi te kerkesave te klienteve.

Prona ka akses te drejtperdrejte ne rrugen Vangjel Noti, ne rrugen Gjergj Legisi,  ne Bllokun e Banimit Gintash, ne rrugen Dritan Hoxha, rruge te cilat jane te aksesueshme lehtesisht me te gjitha pikat kryesore te qytetit si dhe rruge te tjera te rendesishme te Tiranes.

 

Cmimi: 7000 Euro / Muaj (taksat e perfshira)

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën