Vile 2 kateshe me qera, pjese e nje rezidence ne Lunder , Tirane
| ID | TRR-1116-18A |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 3500 Euro |
| Sipërfaqe m2 | 240 + 630 m2 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 3 |
| Ballkone | 1 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Lunder |
Vilë 2-katëshe me qira në një nga rezidencat më të njohura në zonën e Lundrës, Tiranë
Ofrohet me qira një vilë moderne dhe funksionale, e pozicionuar në një nga komplekset më të kërkuara rezidenciale të kryeqytetit.
Rezidenca garanton qetësi, siguri dhe një stil jetese cilësor, me shërbime të dedikuara për banorët.
Karakteristikat e pronës:
-
Sipërfaqe e brendshme: 240 m²
-
Sipërfaqe e oborrit: 630 m²
Organizimi i brendshëm:
-
Kati i parë: Sallon i bollshëm, zonë ngrënieje, kuzhinë e veçuar, një dhomë gjumi dhe një tualet
-
Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, dhomë lavanderie, 2 tualete dhe një ballkon
Vila është totalisht e mobiluar me një stil modern dhe atmosferë të ngrohtë.
E gjithë sipërfaqja është e shtruar me parket cilësor, sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është markës Daikin, si dhe ka oxhak funksional me sistem shpërndarjeje të ngrohtësisë në të gjithë ambientin.
Oborri është i sistemuar dhe mbjellë me pemë e lule dekorative. Përfshin gjithashtu verandë, kënd relaksi dhe një depo të jashtme.
Parkimi: Ofrohen 3 vende parkimi me hyrje të veçantë që të çon direkt në vilë.
Facilitete të kompleksit: Bar, restorant, pishina dhe të tjera.
Administrim i mirë i gjithë rezidencës.
Çmimi: 3,500 Euro/muaj (tatimi i përfshirë)

