Vile 3 kateshe me qera prane zones se Selites ne Tirane (TRR-118-23R)

ID TRR-118-23R
Lloji prones Vile
Status Me Qira
Çmimi € 3000 Euro
Sipërfaqe m2 372 + 500 m2
Dhoma 7
Tualete 4
Ballkone 2
Parkim Jo
Qyteti Tirane
Adresa Rruga e Zallit

Vile me qera ne rrugen e Zallit ne Tirane.

Vila ka nje siperfaqe trualli prej 500 m2 dhe siperfaqe te brendshme 372 m2.

Pjesa e jashtme e oborrit perbehet nga nje lulishte e vogel e mbjelle me peme frutore.

Secili nga katet ka nje siperfaqe prej 124 m2 dhe organizohet si me poshte:

Kati i pare eshte i perbere nga nje dhome ndenjeje, dy dhoma te tjera qe mund te perdoren sipas deshires se klientit, korridore dhe nje tualet.

Kati i dyte perbehet nga kater dhoma nga te cilat tre jane te organizuara si dhoma gjumi ndersa njeres mund t’i jepet nje funksion sipas deshires, korridore, ballkon dhe dy tualete.

Kati i trete eshte i organizuar ne nje sallon, kuzhine e vecuar, nje dhome gjumi, nje dhome e vogel qe mund te perdoret si garderobe, korridor, ballkon dhe nje tualet.

Vila ofrohet e mobiluar me nje stil te thjeshte dhe te rehatshem.

Orientimi nga Veri-Lindja mundeson qe te kete ndricim natyral gjate pjeses me te madhe te dites.

Ne brendesi jane kryer punime te shumta si punime me gips, ndricim ne spote te ndryshme, dritare te pajisura me grila etj.

Kjo prone mund te sherbeje si per rezidence ashtu edhe per funksione te tjera si zyra apo kopesht.

Ndodhet ne nje zone te qete, ka akses te shpejte ne Unazen e Madhe te Tiranes dhe ndodhet vetem pak minuta larg nga zona e Selites dhe rruga Robert Shvarc.

 

Cmimi 3000 Euro/Muaj

 

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën