Vile 3-kateshe me qera prane zones se Shkozes ne Tirane

ID TRR-915-23b
Lloji prones Vile
Status Me Qira
Çmimi € 3800
Sipërfaqe m2 710
Dhoma 4
Tualete 4
Ballkone 4
Parkim Jo
Qyteti Tirane
Adresa Rruga Shote Galica, Tirane

Vile me qera ne rrugen Shote Galica ne Tirane.

Pozicionohet ne krah te rruges kryesore me akses te drejperdrejte ne disa zona sic jane: zona e Freskut, zona e Farkes, zona e Ali Demit, zona e Shkozes etj.

Vila ka nje siperfaqe toke prej 930 m2 dhe siperfaqe ndertimi prej 710 m2.

Ketu do te gjeni vile 3-kateshe me siperfaqe prej 170 m2 cdo kat dhe nje ndertese tjeter 2-kateshe me siperfaqe prej 100 m2 kati.

Ne katin e pare te viles jane 2 hapesira te lira boshe, dhome lavanterie dhe nje dhome tjeter ne te vilen ruhen te gjitha kamerat e sigurise se bashku me nje kasaforte.

Ndersa kati i dyte dhe i trete kane te njejten organizim te ndare ne sallon te madh, kuzhine te vete, 2 dhoma se bashku me vend nje hapesire tjeter per garderoben, 2 ballkone, 2 tualete dhe koridor.

Pjesa me e bukur e kesaj vile eshte edhe taraca e saj e cila ju ofron nje pamje te mrekullueshme te zones perreth dhe malit te Dajtit.

Ndertesa tjeter eshte menduar qe kati i pare i saj te perdoret per vend parkimi per makinen ndersa ne katin e dyte eshte nje apartament 1+1 i mobiluar se bashku me nje oxhak funksional.

Perparesite e kesaj prone jane: pozicioni ku ndodhet, cilesia e larte e ndertimit, sistemi te larte sigurie te pajisur me kamera, sistem vaditje automatike ne te gjithe token, uje e drita 24-ore, depozite uje 4000 l,  gjenerator etj.

Oborri i viles eshte mbjelle me peme dhe lule nga me te ndryshmet ku ju mund te relaksoheni ose te kaloni pasditen tuaj.

Kjo prone eshte shume e peshtatshme per: organizata te ndryshme, kompani, institucion, rezidence, kopesht per femije, zyra te ndryshme etj.

Zona eshte e qete dhe ka nje infrastukture shume te organizuar. 

Cmimi 3800 Euro / muaj

 

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën