Vile 3 kateshe per shitje Manez prane Gjirit te Lalzit, Durres (DRS-1217-1R)
ID | DRS-1217-1R |
Lloji prones | Vile |
Status | Në Shitje |
Çmimi € | 135.000 Euro |
Sipërfaqe m2 | 350+290 m2 |
Dhoma | 4 |
Tualete | 5 |
Ballkone | 2 |
Parkim | Po |
Qyteti | Durres |
Adresa | Rruga Ali Beqja, Manez Durres |
Vila ndodhet ne Manez, ne rrugen Ali Beqja, Durres.
Siperfaqja e truallit eshte 350 m2 ndersa siperfaqja e ndertimit 290 m2.
Vila eshte e organizuar ne tre kate ku kati i pare permban nje sallon me oxhak, kuzhine te ndare, korridor dhe tualet.
Ne katin e dyte ndodhen dy dhoma gjumi, nje ambient i hapur qe mund te perdoret ne varesi te preferencave, korridor dhe tualet.
Kati i trete perbehet nga nje ambient i gjithi i hapur i cili permban edhe nje kuzhine dhe nje tualet.
Pjesa e catise eshte e ndertuar me punim druri suedez.
Ne kete vile perfshihen tre ambiente biznesi per aktivitete te ndryshme te ndara nga shtepia e banimit me pamje dhe hyrje nga rruga.
Kati i pare aktualisht perdoret per nje qellim te tille.
Pjesa e jashtme e oborrit eshte e perbere nga nje lulishte me peme frutore dhe nje garazh me siperfaqe 30 m2 ku ne brendesi gjenden edhe nje furre me tulla dhe nje tualet.
Vila ndodhet shtate minuta larg nga plazhi i Hamallajt dhe 17 minuta larg nga Gjiri i Lalzit.
Cmimi 135.000 euro
Vendndodhja e pronës në hartë
Na kontaktoni
Kërko informacion për pronën
