Vile luksoze dy kateshe per shitje tek Liqeni i Thate ne Tirane (TRS-1115-43K)

ID TRS-1115-43K
Lloji prones Vile
Status Në Shitje
Çmimi € 1.000.000 euro
Sipërfaqe m2 596+1000 m2
Dhoma 5
Tualete 3
Ballkone 2
Parkim Jo
Qyteti Tirane
Adresa Liqeni Artificial

 

Vile luksoze per shitje ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane.

E pozicionuar ne nje kodrine me ullishte me peisasazh te bukur nga Liqeni Arificial dhe nga qyteti i Tiranes duke ofruar qetesine dhe ajrin e paster.

E shtrire ne nje siperfaqe toke prej 1000 m2 plotesisht te sistemuara dhe te rrethuara.

Me nje siperfaqe te brendshme prej 596 m2 i ndare ne 3 kate. Kati perdhe funksionon si garazh per 5 makina.

Kati i  pare ofron sallon me 2 zona ndenjeje, kuzhine, studio, tualet dhe nje dhome miqsh qe ka tualet te brendshem dhe hyrje te vecante.

Ne mes te katit te pare dhe te dyte ndodhet nje depo. Kati i dyte ka 3 dhoma gjumi ku ndahen ne dhome gjumi e madhe me garderobe dhe tualet te brendshem, dhome gjumi dopio, dhome teke per femije, ne kete kat ka edhe tualet te perbashket, lavanteri dhe ballkon i madh me pamje shume te bukur nga qyteti

.E gjithe vila ka nje dizajn te vecante dhe modern por edhe shume funksional ne shperndarjen e hapesirave te brendshme dhe ne perfitimin e drites se diellit.

Oborri perreth eshte shume i mirembajtur me bar dhe peme te ndryshme ku ofrohen kende te ndryshme relaksi.

Ofrohet komplet e mobiluar me nje stil modern dhe me mobilje teper cilesore. Vila eshte e shtruar e gjitha me parket druri. Sistem qendror per ngrohjen dhe ftohjen.

Gjenerator privat ne raste nderprerje energjie elektrike. 

E pajisur me certifikate pronesie.

 

Cmimi 1.000.000 euro

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën