Vile moderne me pishine me qira tek Residenca Green Valley ne Tirane
| ID | TRR-626-39Z |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 4000 |
| Sipërfaqe m2 | 176.55 |
| Dhoma | 3 |
| Tualete | 4 |
| Ballkone | 1 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Rruga Mustafa Xhabrahimi |
Vile moderne me pishine me qira tek Residenca Green Valley ne zonen e Liqenit te Thate ne Tirane.
Vila ka nje siperfaqe parcele prej 185.9m2 dhe siperfaqe ndertimi prej 176.55m2 per te 3 katet.
Eshte e organizuar ne dy kate mbi toke dhe nje kat nentoke.
Kati i pare eshte i organizuar ne sallon open space se bashku me kuzhine dhe nje tualet.
Ky kat akses direkt ne oborr dhe ne pishine.
Kati i dyte eshte i organizuar ne 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe korridori shperndares, njeri nga dhomat eshte me garderobe dhe ka tualetin e perfshire.
Te gjithe tualetet jane incaso, te pajisur me sistem ngrohje dhe me dritare.
Kati nentoke eshte i organizuar ne dhome lavanderie, dhoma teknike, nje tualet dy hapesira te medha open space qe mund te perdoren si palester, kend lojrash, magazine etj.
Ky kat ka sistem kondicionimi per ngrohjen dhe ftohjen.
Lidhja midis kateve realizohet me shkalle te brendshme.
Vila ka te instaluar sistemin e ngrohjes dhe te ftohjes ne cdo ambient.
Kuzhina eshte e pajisur me te gjitha elektroshtepiaket perfshire lavastovilja dhe mirkovale.
Orientimi i viles eshte dhe Jug-Perendim duke mundesuar ndricim natyral per gjate gjithe dites.
E gjitha vila eshte e shtruar me parket, me sitem ndricimi, pantinimi dhe tavane gipsi.
Gjithashtu ne sallon ka te instaluar sistemin audio.
Ofrohet me qira totalisht e mobiluar me nje stil dhe e pabanuar me pare.
Vila ofron oborr dhe pishine funksionale.
Ofrohen dy poste parkimi ne oborrin e viles.
Vila eshte pjese e nje residence e cila ofron qetesi, gjelberim, siguri 24/7.
Eshte pjese e nje zone te qete dhe me akses direkt me Liqenin Artificial, zonen e TEG, autostraden Tirane-Elbasan, Parkun e Madh.
Cmimi 4000 euro/muaj

