Ambient tregtar dhe biznes ne shitje ne zonen e Laprakes ne Tirane
ID | TRS-823-40R |
Lloji prones | Ambient tregtar |
Status | Në Shitje |
Çmimi € | 1.100.000 |
Sipërfaqe m2 | 630 |
Tualete | 9 |
Parkim | Jo |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Dritan Hoxha |
Ambient tregtar ne shitje ne rrugen Dritan Hoxha ne Laprake.
Pozicionohet ne katin e dyte te nje pallati te ri dhe ka nje siperfaqe totale prej 630 m2.
Ambienti ofrohet i mobiluar dhe i investuar i pershtatur per klinike mjekesore.
Organizohet ne total ne 18 dhoma kun perfshihen dhoma pacientesh, dhoma vizitash, laborator, farmaci, zyra e personelit, salla e operacioneve, salla e radiologjise, 1 holl per pritjen e pacienteve dhe 9 tualete.
Fasada e madhe e xhamit ofron ndricim te bollshem natyral gjate dites dhe mundesi shume te mira reklamimi.
Pajisjet mjekesore dhe mobiljet jane cilesore dhe te gjitha funksionale.
Ambienti eshte i pajisur me sistem ventilimi dhe sistem qendror kondicionimi.
Gjithashtu kamerat e instaluara ofrojne siguri dhe gjeneratori i instaluar mundeson furnizimin me energji elektrike ne rast te nderprerjes se energjise se rrjetit.
Zona eshte e zhvilluar dhe lehtesisht e aksesueshme. dhe me akses direkt ne rrugen Dritan Hoxha, zonen e Don Boskos, Zogut te Zi, Laprakes, Ish Fusha e Aviacionit, Unaza e Re etj.
Prona disponon certifikate te rregullt pronesie.
Cmimi: 1.100.000 Euro