Ambient zyre me qira tek stadiumi Air Albania ne Tirane
| ID | TRR-825-26A |
| Lloji prones | Zyre |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | . |
| Kati | 2 |
| Sipërfaqe m2 | 235 |
| Shperndarja | 6 |
| Tualete | 2 |
| Ballkone | 0 |
| Parkim | Jo |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Air Albania |
Ambient zyre me sipërfaqe 235m2 në një nga qendrat më prestigjioze të Tiranës.
Pozicionohet në katin e dytë të një godine moderne biznesi dhe ofron kushte optimale për çdo lloj aktiviteti profesional.
Hapësira është e organizuar në një sallë open space, 3 zyra të vogla, një sallë mbledhjesh, kënd kuzhine, dhomë serveri dhe 2 tualete.
Ambienti ka fleksibilitet të plotë dhe mund të shndërrohet sërish në open space sipas nevojës së biznesit.
Pajiset me fasadë xhami, e cila garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ofron mundësi shumë të mira reklamimi.
Objekti ka ashensor të dedikuar si dhe ashensor të përbashkët, sistem ndriçimi të posaçëm për zyra, tavan antiakustik, si edhe ngrohje-ftohje dhe kondicionim qendror.
Një zgjidhje ideale për kompani që kërkojnë një pozicionim strategjik, komoditet dhe imazh profesional në zemër të Tiranës.

