Apartament 4 + 1 me qera prane TVSH-se ne Tirane (TRR-216-3b)
ID | TRR-216-3b |
Lloji prones | Apartament |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 1000 Euro |
Kati | 3 |
Sipërfaqe m2 | 250 m2 |
Dhoma | 4 |
Tualete | 3 |
Ballkone | 1 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Themistokli Germenji |
Apartament me qera ne rrugen Themistokli Germenji ne Tirane.
Ndodhet ne katin e 3-te ne nje pallat te ri prane stadiumit Qemal Stafa.
Apartamenti ka nje siperfaqe banimi prej 170 m2 dhe siperfaqe verande prej 80 m2. Ndahet ne sallon, kuzhine te vecuar, 4 dhoma gjumi, 3 tualete ku njera prej tyre ndodhet ne dhomen e gjumit se bashku me dhome garderobe, koridor dhe verande te madhe.
Jepet bosh pervec kuzhines e cila i ka te gjitha pajisjet e nevojshme.
Hapesira e brendshme eshte e gjitha e shtruar me parket druri dhe cdo dhome eshte e pajisur me kondicioner.
Apartamenti ka dhoma me siperfaqe normale dhe eshte i orientuar nga jug-lindja.
Pjesa me e bukur e kesaj prone eshte edhe veranda e saj e cila ju ofron pamje te lagjes perreth.
Zona eshte e qete dhe shume e zhvilluar. Preferohet shume si nga vendasit ashtu edhe nga te huajt.
Pallati ju ofron siguri me kamera 24-ore, administrim dhe ashensor. Ka akses te drejperdrejte ne rrugen e Elbasanit, rrugen Papa Gjon Pali II dhe bulevardin Deshmoret e Kombit.
Ne cmim perfshihet edhe nje vend parkimi per makinen ne garazhd.
Cmimi 1000 Euro / muaj
Vendndodhja e pronës në hartë
Na kontaktoni
Kërko informacion për pronën
