Vile luksoze 3-kateshe me qira prane TEG ne Tirane
ID | TRR-721-13A |
Lloji prones | Vile |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 5900 |
Sipërfaqe m2 | 340 m2 |
Dhoma | 4 |
Tualete | 4 |
Ballkone | 4 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Lunder |
Vile 3-kateshe me qira tek Rezidenca White Houses ne zonen e Lundres ne Tirane.
Eshte e perqendruar ne nje nga rezidencat me te kerkuara dhe gjeresisht te njohura ne Tirane, duke ofruar privatesine e duhur dhe nje jetese shume luksoze,
banesa ka nje siperfaqe te brendshme prej 340 m2, me verande 45 m2 dhe oborr me siperfaqe 410 m2.
Kati nentoke ka parkim per 2 makina, dhome lavanderie, depo dhe garderobe.
Kati I organizohet ne nje hapesire te madhe ku perfshihet salloni dhe kuzhina, verande te lidhur me kuzhinen dhe nje tualet.
Kati II ndahet ne 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Kati III ka master room, tualet, garderobe dhe verande te madhe.
Vila ofrohet e arreduar me nje standart te larte, me mobilim te markave te shtrenjta si Versace,
ku e gjithe shtepia eshte e shtruar me parket druri nga me cilesoret, muret e sallonit jane te veshura me mermer dhe oxhaku eshte funksional, me nje dritare te madhe me pamje jashte ne oborr, kuzhina i ka te gjitha pajisjet moderne elektroshtepiake se bashku me nje hapesire per ngrenie, secila nga dhomat kane nga nje garderobe te posacme, dhoma e lavanderise ka nje siperfaqe te madhe, dritaret jane te pajisura me grila dhe nga ballkonet dhe veranda ofrohet nje pamje teper piktoreske.
Ambienti shtepiak ngrohet dhe ftohet nepermjet nje sistemi qendrore te instaluar.
Oborri i viles eshte shume i gjelberuar me peme, ka hapesire te bollshme dhe ofron edhe nje ambient ndenjeje jashte te mbuluar me peme per te shijuar nje mbremie te kendshme.
Ka nje pozicion shume te favorshem pasi ndodhet prane World Academy of Tirana.
Cmimi: 5900 euro/ muaj (taksa te perfshira)
Vendndodhja e pronës në hartë
Na kontaktoni
Kërko informacion për pronën
