Vile me qira tek Residenca Green Valley ne Tirane
| ID | TRR-726-9Z |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 3500 |
| Sipërfaqe m2 | 285.7 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 3 |
| Ballkone | 1 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Rruga Hiqmet Buzi |
Vile moderne me qira tek Kompleksi Green Valley ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane.
Ka nje siperfaqe ndertimi pej 285.7m2 dhe siperfaqe trualli prej 372.2m2.
Siperfaqja e ndertimit eshte e organizuar ne 3 kate, dy kate mbi toke dhe nje kat nentoke.
Kati pare eshte i organizuar ne sallon, kuzhine e vecuar, nje studio/office dhe nje tualet.
Ky kat ka dalje direkt ne oborr.
Kati i dyte eshte i organizuar ne 3 dhoma gjumi, dy tualete dhe korridori shperndares.
Dhoma e gjumit matrimoniale ka te perfshire nje dhome garderobe dhe nje tualet.
Kati nentoke eshte i organizuar dy hapsira open space te pershtatshme per palester, magazinim, dhomen teknike dhe lavanderi.
Lidhja midis kateve realizohet me shkalle te brendshme.
Orientimi i Viles eshte JugLindje dhe Perendim duke mundesuar ndricim natyral per gjate gjithe dites.
Ngrohja dhe ftohja mundesohet me kondicioner te vendosur ne cdo ambient.
Kuzhina eshte e pajisur me te gjitha elektroshtepiaket perfshire dhe lavastovilja.
Vila eshte e shtruar me parket dhe ofrohet me qira totalisht e mobiluar dhe e pabanuar me pare.
Eshte pjese e nje residence qe ofron qetesi, siguri 24h dhe gjelberim.
Zona eshte e qete dhe me akses direkt me Liqenin Artificial, zonen e TEG, autostraden Tirane-Elbasan, Parkun e Madh te Tiranes etj.
Dy poste parkimi te dedikuara jane te perfshira ne cmim.
Cmimi: 3500 euro/muaj

