Vile 3 kateshe me qera ne zonen e Saukut ne Tirane
| ID | TRR-615-36a |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 2500 |
| Sipërfaqe m2 | 560m2 + 300 m2 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 2 |
| Ballkone | 2 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Sauk |
Vilë 3-katëshe me qira në zonën e Saukut, shumë pranë Pallatit të Brigadave – Tiranë
Jepet me qira një vilë 3-katëshe, e ndodhur në një nga zonat më të qeta dhe të kërkuara të Tiranës, vetëm 15 minuta nga qendra dhe shumë pranë Pallatit të Brigadave.
Vila ka një sipërfaqe prej rreth 200 m² për çdo kat dhe është e organizuar si më poshtë:
-
Kati përdhe: Garazh me kapacitet për 2 deri në 5 makina, lavanderi dhe një dhomë loje, e cila mund të shfrytëzohet për funksione të tjera sipas nevojës.
-
Kati i parë: Sallon i bollshëm, kuzhinë e veçuar, zonë ngrënieje, një dhomë gjumi dhe një tualet.
-
Kati i dytë: Tre dhoma gjumi, dy ballkone dhe një tualet.
Vila është ndërtuar me cilësi të lartë, e pajisur me sistem qendror ngrohje dhe ftohje, dritare me grila dhe është e rrethuar me mur të lartë, duke ofruar privatësi dhe siguri maksimale.
Oborri ka një sipërfaqe prej rreth 300 m², i gjelbëruar dhe i organizuar me ambiente çlodhëse, si dhe një pishinë funksionale.
Ofrohet bosh, përveç kuzhinës e cila është e kompletuar.
Çmimi: 2,500 €/muaj
Për më shumë informacion apo për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.

