Vile me qira tek Long Hill Residence ne Lunder, Tirane
| ID | TRR-815-36a |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 2500 Euro |
| Sipërfaqe m2 | 233m2 + 175 m2 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 3 |
| Ballkone | 2 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Lunder |
Vile me qira tip dupleks me oborr ne zonen e Lundres
Ofrohet me qira nje vile ne formen e nje dupleksi, pjese e nje kompleksi rezidencial shume te njohur dhe te preferuar ne zonen e Lundres.
Prona ka nje siperfaqe te brendshme prej 233 m2 dhe nje siperfaqe te jashtme rreth 175 m2 oborr.
Hapesirat jane te organizuara mjaft mire ne dy kate:
- Kati i pare perfshin sallonin e ndenjes se bashku me kuzhinen, nje dhome qe mund te perdoret si dhome miqsh ose studio, tualet dhe dhome tharje. Ky kat ka 2 dalje direkte ne oborr.
- Kati i dyte eshte i organizuar ne 3 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobe dhe ballkon.
Prona eshte e sapoperfunduar me punime te brendshme cilesore dhe stil modern, duke perfshire: parket cilesor, sistem ngrohje-ftohje, pajisje hidrosanitare, termoizolim te brendshem, dritare dopio xham, si dhe kuzhine te pajisur me te gjitha elektroshtepiaket dhe mobilim te plote te ambienteve.
Oborri me siperfaqe rreth 175 m2 ndodhet perpara shtepise dhe perfshin gjithashtu nje depo ne fund te tij.
Te gjitha ambientet kane dritare te medha qe sigurojne ndricim te bollshem natyral.
Ne cmim perfshihen edhe 2 vende parkimi.
Kompleksi ofron administrim, siguri te larte, ambiente te gjelberta, kende lojrash per femije, pishine, bar dhe restorant, si dhe qetesine dhe ajrin e paster qe ofron zona.
Cmimi: 2500 Euro/muaj (tatim i perfshire)

