Vile me qira tek Residenca Green Valley ne Tirane
| ID | TRR-526-71Z |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 2500 |
| Sipërfaqe m2 | 285.7 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 4 |
| Ballkone | 1 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Rruga Hiqmet Buzi |
Vile me qira tek Residenca Green Valley ne zonen e Liqenit te Thate ne Tirane.
Ka nje siperfaqe parcele prej 372.8m2 dhe siperfaqe ndertimi prej 285.7m2 per te 3 katet.
Eshte e organizuar ne dy kate mbi toke dhe nje kat nentoke.
Kati i pare eshte i organizuar ne sallon open space me oxhak funksional, kuzhine e vecuar, nje dhome e cila mund te jete si zyre, biblioteke, dhome mysafiresh etj, nje tualet.
Ka akses direkt ne oborrin qe rrethon vilen.
Kati i dyte eshte i organizuar ne 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe korridori shperndares, njeri nga dhomat eshte me garderobe te vecuar, dhe cdo dhome ka tualetin e perfshire.
Te gjithe tualetet jane incaso, te pajisur me sistem ngrohje dhe me dritare.
Kati nentoke eshte i organizuar ne dhome lavanderie, dhoma teknike, dy hapesira te medha open space qe mund te perdoren si palester, kend lojrash, magazine etj.
Ky kat ka sistem kondicionimi per ngrohjen dhe ftohjen.
Lidhja midis kateve realizohet me shkalle te brendshme.
Vila ka te instaluar sistemin e ngrohjes dhe te ftohjes.
Kuzhina eshte ne proces per tu vendosur.
Orientimi i viles eshte Lindje dhe Jug-Perendim duke mundesuar ndricim natyral per gjate gjithe dites.
E gjitha vila eshte e shtruar me parket, me sitem ndricimi, pantinimi dhe e lyre.
Gjithashtu ne sallon ka te instaluar sistemin audio.
Ofrohet me qira bosh e sapoperfunduar dhe e pabanuar me pare, me ambientin e gatimit dhe sistemin e kondcionimit te instaluar.
Vila eshte e rrethuar me oborr te gjelberuar.
Ofrohen dy poste parkimi ne oborrin e viles.
Vila eshte pjese e nje residence e cila ofron qetesi, gjelberim, siguri 24/7.
Eshte pjese e nje zone te qete dhe me akses direkt me Liqenin Artificial, zonen e TEG, autostraden Tirane-Elbasan, Parkun e Madh.
Cmimi 2500 euro/muaj

