Vile me qira ne zonen Kodra e Priftit ne Tirane
| ID | TRR-925-13D |
| Lloji prones | Vile |
| Status | Me Qira |
| Çmimi € | 1200 |
| Sipërfaqe m2 | 325.7 |
| Dhoma | 4 |
| Tualete | 3 |
| Ballkone | 6 |
| Parkim | Po |
| Qyteti | Tirane |
| Adresa | Kodra e Priftit |
Vile 3 kateshe me qira prane rruges Sadik Petrela dhe Bulevardit Bajram Curri ne Tirane.
Vila ka siperfaqe trualli prej 254 m2 dhe siperfaqe totale ndertimi prej 325.7 m2 qe organizohet ne 4 kate ku nje kat eshte nentoke.
Kati perdhe me siperfaqe totale prej 98.6 m2 dhe te brendshme prej 83.3 m2 qe organizohet ne sallon te madh, kuzhine e vecuar, tualet dhe ballkon.
Kati dyte me siperfaqe 123.4 m2 qe organizohet ne 3 dhoma gjumi, garderobe, korridor, 2 tualete dhe 3 ballkone.
Kati papafingo siperfaqe ndertimi prej 27.6 m2 qe organizohet ne dhome dhe 2 veranda ku ke pamje e lire te Tiranes dhe Malit Dajt.
Kati nentoke me siperfaqe 76.1 m2 qe organizohet ne garazh, ambient te hapur dhe nje depo.
Lidhjet midis kateve behet nepermjet shkalleve te brendshme.
Vila eshte e gjitha e shtruar me pllake dhe ofrohet pjeserisht e mobiluar me kuzhinen te pajisur me elektroshtepiaket e nevojshme .
Ngrohja dhe ftohja mundesohet nga kondicioneret e vendosur ne cdo dhome.
Ndodhet ne nje zone te qete dhe te preferuar nga familjaret me te gjitha sherbimet afer.
Zona ka akses te shpejte me Bulevardin Bajram Curri, Unazen Madhe, rrugen Xhanfize Keko, Rrethrrotullimi Shkozes etj.
Ne garazhin e viles mund te parkohen deri ne 2 makina.
Cmimi: 1200 euro/muaj

